Zelensky u drejtohet rusëve: Putin po shkatërron të ardhmen dhe vendin e juaj

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu ka thënë rusëve se lideri i tyre po e shkatërron vendin e tyre. 

Si përgjigje ndaj porosisë së Vitit të Ri të Putinit në mesin e ushtarëve, Zelensky tha se presidenti rus po fshehët pas ushtarëve e nuk po i udhëheq ata.

Në po të njëjtën ditë të sulmeve ajrore ruse në Ukrainë, ai tha se ukrainasit kurrë s’do ta falin Rusinë.

Nga këto sulme, një person u vra dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Ndërkaq, kreu i forcave të armatosura të Ukrainës, Valerii Zaluzhny, tha se mbrojtja ajrore e tyre ka rrëzuar 12 nga 20 raketa lundruese. Sulmet e shumta në javët e fundit kanë shkaktuar reduktime të shpeshta të rrymës nëë Ukrainë.

Moska ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët, por Putin ka pranuar së fundmi se ka goditur objekte kritike të energjisë.

Në një fjalim në kanalin e tij Telegram, Zelensky tha se ata që kryen sulmet e së shtunës ishin çnjerëzorë dhe ata “humbën”, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

Por, për të sulmuar Putinin, ai e ktheu në rusisht.

“Udhëheqësi juaj dëshiron t’ju tregojë se ai po udhëheq nga fronti dhe ushtria e tij është pas tij. Por në fakt ai fshihet. Ai fshihet pas ushtrisë së tij, raketave të tij, mureve të rezidencave dhe pallateve të tij. Ai fshihet pas jush dhe po djeg vendin dhe të ardhmen tuaj. Askush nuk do t’ju falë për terrorin. Askush në botë nuk do t’ju falë për këtë. Ukraina nuk do t’ju falë”, tha Zelensky.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!