Zelensky: Situata në Ukrainën lindore po bëhet e vështirë

Situata në vijat e frontit lindor të Ukrainës po bëhet e vështirë, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trupat ukrainase po përballen me një situatë shumë të vështirë në qytetet: Donetsk – Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman, Zelensky.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se ushtarët ukrainas po izolohen në Bakhmut.Kjo erdhi pasi ministri i mbrojtjes i Ukrainës përsëriti pikëpamjen se një ofensivë e re ruse pritet këtë muaj.

LEXO EDHE KETE

Mbani lotët: Momenti kur ushtari ukrainas kthehet në shtëpi

Në një konferencë shtypi, Oleksiy Reznikov tha se jo të gjitha armatimet perëndimore do të kenë mbërritur, por Ukraina ka rezerva.

Ministri i Mbrojtjes konfirmoi gjithashtu se trupat do të fillojnë stërvitjen mbi tanket Leopard të prodhimit gjerman nga e hëna, shkruan BBC, përcjell Rahoveci.info.info

Reznikov tha gjithashtu se Ukraina kishte negociuar furnizimin e raketave të reja me rreze të gjatë veprimi me rreze 90 milje (150 km) dhe u zotua të mos i përdorë ato kundër territorit rus – vetëm kundër njësive ruse në zonat e Ukrainës./Rahoveci.info.info/

Lajmet Zelensky: Situata në Ukrainën lindore po bëhet e vështirë >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!