Zëdhënësja e BE-së: Kryesit e incidentit në Zubin-Potok duhet të dalin para drejtësisë

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper në konferencë për media ka thënë se kryesit e sulmit terrorist në Zubin-Potok duhet të dënohen.
“Rreth Kosovës, ne kemi publikuar një deklaratë të Përfaqësueses së Lartë përmes së cilës dënohet sulmi terrorist dhe mirëpritet fakti se autoritetete kosovare po e hetojnë rastin. Kryesit e veprës duhet të sillen përpara drejtësisë, kur bëhet fjalë për EULEX-in që nga viti 2018, misioni i EULEX-it ka një mandat ekzekutiv për të zhvilluar hetime por EULEX-i po monitoron situatën dhe ai ishte i pranishëm gjatë bastisjeve që janë zhvilluar dhe për të treguar mbështetjen. Kjo është diçka që EULEX dhe KFOR-I e bëjnë brenda mandatit të tyre, duhet bashkëpunim i të dyja palëve. Kur bëhet fjalë për sulmin e keni parë reagimin ndaj tij dhe si i jemi referuar në deklaratën e lëshuar nga Përfaqësuesja e Lartë. Kaja Kallas”, ka thënë Hipper. /21Media
Zëdhënësja e BE’së: Kallas nesër takon liderët e Kosovës dhe Serbisë