Zëdhënësi i BE-së konfirmon se ka përfunduar takimi mes Kurtit e Vuçiqit


Përfundon takimi mes Kurtit e Vuçiqit.
Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pritet që së shpejti të dalë në konferencë për media, pas shumë orësh bisedime mes kryeministrit Kurti, e presidentit serb, Vuçiq.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se Borrell “së shpejti do të dalë me njoftimin për rezultatet”.