Zbulohet qëllimi i vizitës së Pendarovskit në Kosovë

Pak muaj para mbarimit të mandatit, në ditën kur në Shkup dorëhiqet Qeveria, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski zgjodhi të realizojë vizitë në Kosovë.

Po cili është qëllimi i vizitës, meqë nuk pati asnjë paraqitje para mediave.

Para kamerës së 21Media, Pendarovski tha se viziton misionin e KFOR-it në Pejë dhe se vizita ishte e punës.

Se çfarë po ndodh në Maqedoni, ai tha se dorëheqja e Qeverisë është në kuadër të Ligjit.

Kujtojmë se në maj pritet të mbahen edhe zgjedhjet presidenciale dhe se Pendarovski nuk është e qartë nëse do të kandidojë edhe njëherë dhe nëse do të marrë mbështetjen e partive aktuale në pushtet.

Nga ana tjetër, opozita shqiptare Lidhja Europiane për Ndryshim ka bërë të ditur se do të dalë me kandidat shqiptar.

Lajmet Zbulohet qëllimi i vizitës së Pendarovskit në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>