Zbulohet kush janë 7 të arrestuarit për rastin e foshnjës së vdekur që u gjet në lavatriçe

Kush janë punonjësit që u suspenduan në Spitalin e Pejës lidhur me rastin e foshnjës së vdekur

Shtatë punonjës të Spitalit të Pejës janë suspenduar pas rastit të rëndë që ka ndodhur javën e kaluar, ku një foshnje që kishte lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.

Suspendimin e tyre e ka bërë të ditur vetë Spitali i Pejës përmes një njoftimi.

“Spitali të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.

Telegrafi nga burime mëson se në mesin e shtatë të suspenduarve janë 4 mami, pastruesi dhe dy lajtore.

Ndryshe Prokuroria Themelore e Pejës, ka konfirmuar se sot Prokurorja e rastit ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!