Zbulohet data se kur do të publikohet albumi i dytë i 2 Ton-it

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, ka njoftuar fansat për albumin e tij të dytë në karrierë.
Përmes një postimi në Instagram, Arton Avdyli (emri i vërtetë) bëri të ditur se ky projekt do të lansohet më 17 qershor dhe mban titullin “Aura”.
“17 qershor Aura – albumi jem i dytë që krejt e kam mbytur”, ka shkruar ai.
2 Toni në bashkëpunimin e fundit me këngëtaren e njohur nga Shkupi, Altuna Sejdiun (Tuna) deri më tani ka grumbulluar mbi shtatë milionë klikime në YouTube. /21Media