Zbulohet data/ Pas Milanos, Rama do të udhëtojë drejt Londrës

Kryeministri Edi Rama takoi këtë të diel diasporën shqiptare të Milanos. Tubimi u zhvillua në ambientet e një stadiumi të mbyllur dhe mblodhi aty mijëra shqiptarë, emigrantë të Italisë.

Kreu i qeverisë mbajti një fjalim të gjatë dhe u prit me ovacione nga bashkëatdhetarët. Në Itali, sipas shifrave zyrtare, jetojnë rreth 700 mijë shqiptarë.

Pas Milanos është zbuluar edhe destinacioni i radhës i kreut të qeverisë. Rama do të udhëtojë drejt Londrës në 2 qershor, për të takuar diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe.

Ndërsa pas Londrës, është radha e diasporës së Mynihut në Gjermani që do të presë kryeministrin gjatë muajit qershor në këtë tur të takimeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Lajmet Zbulohet data/ Pas Milanos, Rama do të udhëtojë drejt Londrës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>