Zbulohet data e publikimit të “Kitarës” së Yllit dhe Taynës

Dy artistët e njohur, Yll Limani dhe Tayna po vijnë me një bashkëpunim.
Kënga e tyre mban titullin “Kitara” dhe një pjesë e shkurtër e saj është ndarë me publikun.
Dje Tayna dhe Ylli kanë bërë të ditur se projekti i tyre muzikor do të publikohet më 12 qershor.