Zbulohet biznesmeni që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër. I punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj
Ilir Dedja, biznesmeni nga Sefaraj i Kavajës,i cili është lidhje e ngushtë e Klodian Mërtirit dhe Arben Ahmetaj, rezulton të jetë për autoritet Zvicerane, njeriu garant për qëndrimin e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, në Lugano të Zvicrës.
Rrugët e Dedjes dhe Mërtirit, kryqëzohen në shtator 2018, kur Dedja bleu kompaninë asokohe me humbje “C.G.C”, që administrohej nga Mërtiri.
Por në vitin 2019, Dedja vendosi të kthejë mbrapsht 70 për qind të aksioneve te “ITS” për një vlerë shitje prej 600 mijë eurosh.
Ilir Dedja, rezulton të jetë gjithashtu një person që evidentohet në disa rrethana të rëndësishme të jetës së personit nën hetim Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së këtij të fundit, personit nën hetim Erjola Hoxha.
Lidhur me këtë situatë në muajin Prill 2023 SPAK i është drejtuar me një kërkesë Letërporosi autoriteve të Konfederatës Zvicerane.
Në përgjigje të raportit të hetuesit në datën 10 Tetor 2023, tregohet se:
“…Erjola Hoxha që prej datës 1 Qershor 2022 është përfituese e një leje L e vlefshme deri më datë 29 Maj 2024 dhe banon në adresën 6963 Pregassona, rruga “Baschina 4” së bashku me vajzën e saj K.Ahmetaj, babai i fëmijës është Arben Ahmetaj.
Ajo jeton me të bijën në apartamentin nr. 601 në katin e gjashtë, në rrugën “Boschina 4”.
Sipas kontratës së qerasë, duhet të paguajë një qera mujore prej 1 750 Franga Zviceriane dhe si garantues i kësaj kontrate është shtetasi Ilir Dedja, i datëlindjes 2 Shtator 1969…”.
Arben Ahmetaj, që prej datës 20 Shtator 2023, ka statusin e azilkërkuesit në Zvicër dhe është mbajtës i lejes së qëndrimit të vlefshme deri më 9 Janar 2024, i cili mban të njëjtën adresë me Erjola Hoxha.
Në raportin e autoriteteve franceze, theksohet se Arben Ahmetaj ka një identitet të dytë (alias) në bazat e të dhënave të (Alias) në bazën e të dhënave të policisë me të njëjtin emër dhe mbiemër, por ka datëlindjen 27 qershor 1969 në vend të datës 28 qershor.
Rezulton se Erjola Hoxha, që nga dita e marrjes së lejes së qëndrimit në Zvicër, është punësuar si konsulente pranë shoqërisë “Phronesis Consulting Sagl c/o BBFID SA me adresë në 6900 Lugano, në rrugën Ferruçio Pellin.
Erjola Hoxha është punësuar në këtë kompani nga biznesmeni Ilir Dedja.
Sipas përllogaritjeve të tatimit të mbajtur në burim mbi pagat dhe të ardhurat kompensuese për periudhën nga 1 Qershor deri më 31 Dhjetor 2022, rezulton se Erjola Hoxha, ka marrë gjithsej 64 456,35 CHF bruto, e cila rezulton 9.208.05 CHF në muaj.
Hoxha, nuk ka precedentë penalë në Zvicër, nuk zotëron pasuri të paluajtshme, automjete apo dhe leje drejtimi zviceriane.
Nga autoritetet zviceriane është hetuar dhe garantuesi, Ilir Dedja si person garantues i përbashkët për banesën e marrë me qëra nga Erjola Hoxha në Pregassona.
Sipas dosjes hetimore, Ilir Dedja, ka lindur në 2 shtator 1969 në Seferaj, në Shqipëri. Është shtetas italian i pajisur me lejen C të vlefshme deri më datë 27 mars 2027, ka mbërritur në Zvicër më datë 28 mars 2017 nga Italia.
Profesioni i tij, konsulent tregtar pranë “Phronesis Consulting Sagl”, i njëjti punëdhënës i Erjola Hoxhës, gruas së Arben Ahmetaj.
Që nga 1 mars 2023, Ilir Dedja është me banim në adresën 6828 Balerna në Bulevardin Carlo Pereda 5, ku aktualisht jeton me bashkëshorten e tij Jonida Lloshi.
Më parë, çifti ka jetuar në komuna të tjera të kantonit Ticino.
Sipas dosjes hetimore, Ilir Dedja është ortak dhe menaxher me të drejta individuale nënshkrimi për shoqërinë “DRAX Consult Sagl”, regjistruar në regjistrin tregtar më datë 20 mars 2017.
Të njëjtin funksion ka kryer më parë për shoqërinë “Sëiss AX Sagl”. Gjithashtu Dedja është administrator i vetëm dhe zv-president për shoqërinë “3-DDD Sëiss Sa”.
Ndërkohë shoqëria “3-DDD Sëiss Sa”, shfaqet në vijim në marrëdhënie me shoqërinë Integrated Energy BV SPV.
Lajmet Zbulohet biznesmeni që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër. I punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj >> Rahoveci INFO.