Zbulohet baza e madhe me armë super- moderne, dyshohet se furnizonte grupet kriminale

Një shtëpi, e cila ishte kthyer në depo të vërtetë armatimi, është zbuluar nga policia në Babicë të Vlorë.

Baza e armatimit ishte e fshehur në një banesë për të jetuar dhe larg vëmendjes.

Por falë informacioneve, policia ka arritur ta zbulojë atë.

Ndërsa kanë shpërthyer derën dhe kanë hyrë brenda, forcat RENEA dhe të policisë vendore duket se kanë mbetur të habitur, pasi armatimi të cilin ata zbuluan ishte modern, të cilin mund ta kishin ‘zili’ edhe vetë policia dhe forcat speciale.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar edhe një shtetas me emrin, Luçiano Deraj (Albano).

Ai dyshohet se është i lidhur me grupet kriminale dhe se ka qenë prej 2 muajsh në monitorim nga policia. Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Pamjet tregojnë se mes armëve të zbuluara në banesë, ishin snajper të fjalës së fundit, pistoleta të markave që në shumicën e rasteve i përdorin vetëm forcat speciale, kallashnikovë, fishekë dhe krehër pa fund për mbajtjen e fishekëve, maska, çifte, tritol, targa makinash, radiomarrëse dhe dhënëse, dylbi të sofistikuara për pamje natën dhe në distance të largëta, uniforma policie, fenelina etj.

Armët dyshohet se u janë shitur grupeve kriminale, të cilat mund të pajiseshin me të gjitha pajimet luftarake.

“Falë informacioneve të siguruara dhe të vërtetuara në rrugë operative , per subjektin Luciano Deraj alias Albano Deraj, banues në Babic të Madhe, Vlorë, nen hetim nga ana jone për kryerjen e dy veprave të rënda kriminale ndodhur disa kohë më parë në Vlorë, i cili posedonte një arsenal armësh, municonesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, për llogari te tij dhe personave të tretë anetarë të nje grupi kriminal në qytetin e Vlorës, të cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale. Në kuadër të ketij operacioni, i cili u zhvillua në orët e para të mëngjesit në rrethinat e Vlorës dhe në qytet, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit të mesiperm dhe sekuestrimi i një sasie të madhe armatimi”, tha në konferencën për shtyp Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muçaj.

Sipas drejtorit, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, edhe gjatë operacionit të koduar “Knock Out 4 dhe 5” që u finalizua gjatë muajit Shkurt, sekuestroi një tjetër arsenal armësh zjarri: 1 minë me telekomand, 5 kallëpe tritol, 7 kapsolla dentoatorë, 4 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, , të cilat, bazuar në inteligjencë informative, dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale, për llogari të grupeve kriminale.

Armatimi i zbuluar:

  1. Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)
  2. Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.
  3. Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.
  4. Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.
  5. Një armë , e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus
  6. Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.
  7. Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.
  8. Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata
  9. Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten
  10. Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.
  11. Dy palë dylbi optike vëzhgimi.
  12. Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.
  13. Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.
  14. Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri
  15. Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm
  16. Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem , ndezësa granatash dore.
  17. Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes
  18. Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore
  19. Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.
  20. Njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR
  21. Një numër i madh targash automjetesh dhe çelësash të ndryshëm automjetesh
  22. Disa maska me ngjyrë të zezë dhe maska silikoni me imazhin e kokës së njeriut.
  23. Disa fenelina policie e veshje të ndryshme.

Lajmet Zbulohet baza e madhe me armë super- moderne, dyshohet se furnizonte grupet kriminale >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>