Zbardhet skema e mashtrimit, kalonin qytetarët me 500 euro drejt vendeve të BE-së

8 punonjës të aeroportit të Rinasit dhe ish kreu i Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejamanaj, pronari i një agjencie turistike, ishin të përfshirë në një skemë mashtrimi me qytetarët, të cilët udhëtonin drejt vendeve të BE-së.

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të gjithë skemën e mashtrimit përmes zbërthimit të tabulateve telefonike të Eneo Sulejamanaj, i cili ishte arrestuar më herët për trafik droge.

Ish-kreu i Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejamanaj ka në pronësi një Agjenci Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjenci për shitje biletash” dhe pas zbërthimit të telefonit të tij u zbulua se ai bashkëpunonte me disa kontrollorë dhe inspektor në Rinas, ku u merrnin udhëtarëve 50-500 euro për të lejuar daljen e tyre drejt vendeve të BE-së.

Në këtë skemë mashtrimi nuk kanë rënë pre vetëm udhëtarët me probleme që ishin depërtuar nga vendet e BE, por edhe persona që nuk kishin probleme me ligjin.

Si funksiononte skema?

Hetimet proaktive treguan se 9 personat në bashkëpunim e njëri-tjetrin kanë mundësuar kalimin e shtetasve që ju ndalohej kalimi në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.

Nga konteksti i bisedave të zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sistemin TIMS, rezulton se Eneo Sulejamanaj kontaktonte Briken Tereziu me detyrë kontrollor në Rinas, të cilit i dërgon të dhënat e personave që kishin blerë biletën në agjencinë e tij për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së apo problematikave që ata kanë. Kjo bëhej me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit

Personat që udhëtonin verifikoheshin nga Briken Tereziu dhe personave të tjerë që punonin në Rinas të përfshirë në këtë skemë dhe më pas jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, kontrollori Briken Tereziu jepte udhëzime mbi itinerarin e udhëtimit që duhet të kryej nga pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e fluturimeve transit drejt vendeve të Be-së.

Në varësi të problematikave përcaktohej dhe vlera monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat varionin nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që ishin në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

Masat e sigurisë

9 personat akuzohen nga Prokuroria e Tiranës për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 259 dhe 25 të K.Penal. Për këto arsye, u kërkua në Gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshme Tiranë ka caktuar:

Briken Tereziu me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259 dhe 248 të K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne burg” neni 238 i K.Pr.Penale
Eneo Sulejamanaj për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal. Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K.Pr.Penale;
Sokol Xhika me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale
Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale
Aris Drini me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale
Ylli Prençi me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale
Rei Shenjtolli me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale
Enkis Aliaj me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale
Argil Hasa me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

Lajmet Zbardhet skema e mashtrimit, kalonin qytetarët me 500 euro drejt vendeve të BE-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>