Zbardhen propozimet e PD për amnistinë: Të mos ndiqen penalisht te arrestuarit në protestat e opozitës

Ndërkohë që të enjten pritet që në seancë parlamentare të votohet amnistia penale, Partia Demokratike deklaron se e mbështet atë dhe ka bërë 3 propozime të reja.

Së pari grupi demokrat propozon që të amnistohen të gjithë protestuesit e gjykuar apo hetuar gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri më 31 Mars 2024.

PD kërkon së dyti të përjashtohen nga amnistimi të gjithë funksionarët e lartë të hetuar ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë si deputetë apo kryebashkiakë. Dhe së treti selia blu propozon një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia.

“Grupi Parlamentar i PD mbështet amnistinë, dhe propozon:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të kryera deri në datën 31 Mars 2024, pavarësisht datës së regjistrimit të tyre.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar përjashtimin nga amnistimi, qoftë sa i përket vuajtjes së dënimit, uljes së dënimit apo ndjekjes penale, të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 që parashikonte versioni aktual i projektligjit”, thuhet në njoftimin e PD.

Lajmet Zbardhen propozimet e PD për amnistinë: Të mos ndiqen penalisht te arrestuarit në protestat e opozitës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>