​Ylli i Juventusit drejt Arsenalit

Darko Ristic, agjent i sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic, u pa në Torino mes interesimit nga disa klube evropiane, përfshirë Arsenalin. Ylli i Juventusit, Vlahovic, ka takuar mbrëmë agjentin e tij, Ristiq, siç ka treguar përfaqësuesi i lojtarit në Instagram .

Vlahovic ka 18 muaj të mbetur në kontratën e tij në “Allianz Stadium”, por duket se është i hapur për të ndryshuar skuadër, përcjellë KosovaPress.

Kjo është arsyeja pse “Bianconerët” do të jenë të hapur për të dëgjuar ofertat nga klubet e tjera këtë muaj. Arsenali, Barcelona dhe PSG së fundmi janë lidhur me një lëvizje për reprezentuesin serb, por Juventusi nuk ka marrë ende oferta për 24-vjeçarin.

Nëse Ristiç do të takohet me Juventusin këto ditë, mbetet për t’u parë, ndërsa Vlahovic pritet të rikthehet në fushë për një ndeshje të Serisë A kundër Milanit të shtunën. Ai humbi dy ndeshjet e fundit të Juventusit kundër Torinos dhe Atalantës për shkak të një dëmtimi të lehtë të muskujve.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker