​Yamal reagon pas humbjes nga Interi, ka një premtim për tifozët

Superylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka bërë reagimin e parë pas humbjes nga Interi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke humbur kështu mundësinë për t’u kurorëzuar si kampionë të Evropës.

Ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se skuadra dha gjithçka edhe pse nuk ia doli, por ai premtoi se nuk do të ndalen derisa Barcelona ta fitojë këtë trofe.

“Kemi dhënë gjithçka, këtë vit nuk ishte e mundur, por do të kthehemi, mos kini dyshim. Ne nuk do të ndalemi derisa ta çojmë këtë klub aty ku e meriton, në majë. Do ta mbaj premtimin tim dhe do ta sjell atë në Barcelonë. Nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë këtë. Por e diela është një tjetër finale dhe të gjithë duhet të jemi bashkë. Rroftë Barça”, ka shkruar Yamal.

Yamal ishte ndër lojtarët më të rrezikshëm të Barcelonës gjatë gjithë 120 minutave duke krijuar shumë raste të mira për shënim por që ishte portieri i Interit Yann Sommer që ishte në vendin e duhur pas çdo gjuajtje të tij.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker