Xhudistja Flaka Loxha siguron medalje, Dardan Cena do të luftojë për të bronztën

 Xhudistët e Kosovës po paraqiten mirë në European Open që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kjo ngjarje vlerësohet e rëndësishme për xhudistët që e synojnë nivelin më të lartë.

Flaka Loxha është kualifikuar në finale të kategorisë deri 57 kilogramë, ku do të përballet me bullgaren Ivelina Ilieva.

Flaka në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën e mposhti belgen Eveline Delbaen. Më pas fitoi ndaj Angjela Samargjiqit të Bosnjë-Hercegovinës. Në gjysmëfinalen e fortë e kaloi spanjollen Adriana Rodriguez Salvador.

Bullgarja Ilieva është bartësja e parë, ndërsa Loxha bartësja e tretë. Flaka është në kërkim të stabilizimit në nivelin serioz te të rriturat.

Garë të suksesshme të shtunën ka pasur edhe Dardan Cena. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë.

Dardani në xhiron e parë ishte i lirë, ndërsa në të dytën e mposhti Petar Klikovacin e Malit të Zi. Në xhiron e tretë Cena e kaloi Arsen Avedisyanin e Armenisë. Në çerekfinale humbi nga rumuni Alexandru Raicu, që është bartësi i dytë.

Dardan Cena e kaloi rumunin tjetër, Adrian Sulca, në raundin e parë të repesazhit. Dhe për medalje të bronztë sërish do të përballet me një rumun, Lucian Bors Dumitrescun.

Debora Gjakova u ndal në raundin e parë në kategorinë deri 63 kg. Për Deborën aktualisht është e rëndësishme të marr përvojë.

Të dielën në Sofje garon Shpati Zekaj.

Lajmet Xhudistja Flaka Loxha siguron medalje, Dardan Cena do të luftojë për të bronztën >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!