Xhensila me dedikim emocional për djalin, në këngën e re

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka sjellë një projekt të ri muzikor. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Amen”, një dedikim prekës për djalin e saj të vogël.

Në videoklipin e kësaj kënge, Xhensila shfaqet së bashku me djalin dhe vajzën, të cilët i ka me partnerin e saj, aktorin dhe komedianin Bes Kallaku.

Në mes të vargjeve që ia dedikon djalit të saj, Xhensila nuk ngurron të përmendë edhe periudhën e trazirave dhe pasigurisë që ka kaluar.

Kënga është një shkrim personal për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj si nënë, ndërsa videoklipi është gjithashtu një përshkrim i bukurisë dhe paqes që ajo gjen në jetën familjare.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker