Xhensila dhe Besi hedhin poshtë thashethemet për krizë në marrëdhënien e tyre

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë hedhur poshtë thashethemet për ndarjen e tyre.

Xhensila së fundmi mbajti një koncert, ku i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i saj, Besi.

Ditëve të fundit është spekuluar shumë për një krizë në çiftin e njohur shqiptar, gjë që çoi deri te lajmet se mes tyre mund të ketë ndodhur ndarja.

Por, Besi përmes Instagramit hodhi poshtë të gjitha lajmet, duke iu drejtuar të gjithëve “të rrinë të qetë”.

“Çdo 6 muaj një lajm ndërron jetë aktori i njohur, çdo 4 muaj një lajm tjetër ndërron jetë Ija e Bes Kallakut, çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë, tani edhe këto të fundit.. më keni ca. Shqiptarët të rrinë të qetë”, shkroi Besi ngjitur me një video ku shihet bashkë me Xhensilën.

Çifti pas shumë vitesh bashkë, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017, u bën prindër në vitin 2018, të së voglës, Ajka./21Media

Lajmet Xhensila dhe Besi hedhin poshtë thashethemet për krizë në marrëdhënien e tyre first appeared on RTV21.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!