Xhaka e Zhegrova, në formacionin e javës në Bundesligë dhe Ligue 1

Ka vazhduar forma e shkëlqyer e Granit Xhakës dhe Edon Zhegrovës në Bundesliga, respektivisht në Ligue 1.

Dy yjet nga Kosova janë abonuar me formacionin e javës në dy nga top pesë ligat më të mëdha në botë, Bundesliga dhe Ligue 1.

Xhaka ka qenë fantastik në fitoren e Bajer Leverkuzenit në udhëtim te Darmshtadi me 0-2, derisa ka zënë vend në 11-shen e javës në Bundesliga.

Përveç Xhakës në formacionin e javës janë edhe portieri i Verder Bremen, Zeterer, mbrojtësit Tela, Mainka, Gouveleeuv dhe Kariq.

Në mesfushë janë Ljubiçiç, Amiri, Majer e Çavi Simons, derisa sulmuesi i vetëm është Undav.

Pas paraqitjes së shkëlqyeshme ndaj Klermont ku shënoi gol e dhuroi një asistim, në formacionin e javës ka zënë vend edhe Edon Zhegrova.

Ylli dardan ishte i pandalshëm në këtë sfidë dhe kësisoj me plotë meritë u fut në formacionin e javës në Ligue 1 nga SofaScore.

Lajmet Xhaka e Zhegrova, në formacionin e javës në Bundesligë dhe Ligue 1 >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>