Xhaka dhe Leverkusen shkojnë në gjysmëfinale

Leverkusen shkon në gjysmëfinale të DFB Cup, teksa fitoi 3-2 ndaj Stuttgart, në një sfidë spektakolare.

Në BayArena (Leverkusen), mysafirët realizuan të parët me Anton, duke shkuar kështu në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep.

Në fillimin e pjesës së dytë, “aspirinat” barazuan shifrat me Andrich.

Stuttgart tregoi forcë karakterit duke “tundur rrjetën” në të 58-tën me Fuhrich.

Të besuarit e Xabi Alonsos përmbysën ndeshjen me Adli dhe Tah.

Leverkusen është një nga skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit të Kupës.

Nëse Xhaka me shokë do ia dalin apo jo, këtë do e tregojë koha.

Lajmet Xhaka dhe Leverkusen shkojnë në gjysmëfinale >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>