Xhaferi kryeministër, Haradinaj: Lajmi më i mirë për të ardhmen e shqiptarëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e uruar Talat Xhaferin që u zgjodh sot kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin.

“Një fillimvit i mbarë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për vet shtetin dhe mbarë rajonin! Zgjedhja e Talat Xhaferit, si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin tonë fqinj. Mikut tim Talat Xhaferi, sikurse kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i uroj përzemërsisht për këtë të arritur historike, duke qenë të bindur se e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe mekanizma tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar. Urime!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajmet Xhaferi kryeministër, Haradinaj: Lajmi më i mirë për të ardhmen e shqiptarëve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>