Xhafer: Nuk ka dallim 1 apo 100 ditë, Qeveria ime do të jetë krah dhe zë i qytetarëve

Kryeministri në ardhje, Talat Xhaferi, gjatë fjalës së tij në seancën ku pritet të votohet Qeveria teknike e Maqedonisë së veriut ka thënë se nuk ka dallim se sa do të qeverisë një ditë apo 100 ditë.

Pasi sipas Xhaferi, mandatit si kryeministër do t’i qaset siç ka vepruar në çdo etapë dhe sfidë që i është shfaqur gjatë jetës.

“Edhe sepse mund të quhet qeveri kalimtare që prioritetin e parë do të ketë mbajtjen  zgjedhjeve të rregulla presidenciale dhe parlamentare në mënyre të drejtë dhe demokratike. Dua të potencoj këtë. Për mua si mandatar i kësaj qeverie nuk ka dallim ënse është fjala për një apo 100 ditë ditë për qeveri teknike apo kalimtare, unë këtë detyrë, besim, nder dhe mbi të gjitha përgjegjësi jashtëzakonisht të rëndësimet e kuptoj dhe do i qasëm ashtu siç kame vepruar ën çdo etapë dhe çdo sfidë  që është shfaqur para meje në jetën personale dhe profesionale”, ka thënë Xhaferi.

Tutje, ai përmendi se prioriteti kryesor do të jetë “përgatitja e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike”.

Xhaferi tha se do të vazhdojnë “zbatimin e parimeve të marrëveshjeve për marrëdhëniet ndëretnike”, ndërsa foli më tej për prioritetet strategjike shtetërore.

“Sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbeten politika qendrore dhe strategjike të qeverisë”, tha ai.

“Do të zbatojmë proceset e nisura për rrumbullakësimin e legjislacionit vendor në lidhje me proceset institucionale të partnerit tonë strategjik – Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përcaktimin dhe sanksionimin e personave të lidhur me krimin dhe korrupsionin”, tha Xhaferi.

Xhaferi në fund e falënderoi kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, presidentin maqeonas, Stevo Pendarovski dhe deputetët.

Pas diskutimit, deputetët e Maqedonisë së Veriut pritet ta zgjedhin qeverinë teknike me në krye Talat Xhaferin. Kjo qeveri do të jenë në detyrë derisa të pasohet nga qeveria e re me mandat të plotë e cila do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Lajmet Xhafer: Nuk ka dallim 1 apo 100 ditë, Qeveria ime do të jetë krah dhe zë i qytetarëve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>