Vushtrria eliminon Flamurtarin pas gjuajtjes së penalltive

 Llapit, Ballkanit dhe Feronikelit i është bashkuar edhe Vushtrria. Këto katër skuadra e kanë siguruar sot kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.  

Derisa tri të parat u kualifikuan pas 90 minutave lojë, vushtrriasit këtë sukses e arritën vetëm pas gjuajtjes së penalltive.

Kanë qenë 90 minuta të zjarrta me shumë raste të mira shënimi, por edhe me dy gola të realizuara.

Pjesa e parë përfundoi me barazimin 0-0. Me të filluar pjesa e dytë mysafirët shënuan golin e epërsisë, kur Taulant Avdyli shënoi 0-1.

Por vendasit u rikthyen në lojë kur fituan penallti në minutën e 72-të. I saktë nga pika e bardhë duke barazuar shifrat në 1-1 ishte Trim Islami.

Me rezultatin 1-1 u mbyllen 90 minutat e kohës së rregullt dhe dy skuadrat shkuan në kohën shtesë. Edhe në kohën e rregullt nuk pati fitues dhe skuadra çerekfinale u mësua pas ekzekutimit të penalltive. Pas ekzekutimit të penalltive ishte Vushtrria që kaloi tutje me rezultat 4-3.

Lajmet Vushtrria eliminon Flamurtarin pas gjuajtjes së penalltive >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!