Vuçiq vazhdon propagandën, e urdhëron shefin e ushtrisë të niset drejt Rashkës: Ushtria duhet të jetë afër kufirit

Beogradi po vazhdon me propagandë dhe destruktivitet në raport me Kosovën. Të dielën, Millosh Vuçeviq, ministër i Mbrojtjes në Serbi, ka thënë se ka marrë urdhër që ushtria serbe të niset në drejtim të kufirit me Kosovën.

Sipas tij “kjo është e nevojshme për shkak të situatës së krijuar”.

Ai ka pasur një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeminsitren serbe, Ana Bërnabiq – por detaje për përfundimet e takimit nuk ka dhënë, raporton express.

“Detyrat që i janë dhënë Ushtrisë Serbe dhe mua si ministër janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata më poshtë është e ndërlikuar dhe komplekse dhe kërkon praninë e ushtrisë serbe përgjatë vijës administrative”, ka deklaruar ai.

Ministri serb nuk ka folur për zhivllimet në Zubin Potok, ku është sulmuar një patrullë e KFOR’it.

Ai deklaroi se nuk i ka informacionet në dispozicion.

Beogradi ka shkuar deri në atë pikë sa ia ka dorëzuar KFOR’it një kërkesë absurde për vendosjen e 1 mijë forcave serbe në Kosovë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!