​Vuçiq u sëmur papritur në SHBA, kthehet në Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u sëmur papritur gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara, pas së cilës ai kërkoi ndihmë mjekësore dhe pas ekzaminimit vendosi të ndërpresë vizitën e tij në SHBA dhe të kthehet në Serbi, dhe tashmë është në rrugën e tij për në Beograd, raportojnë mediat serbe.

Si pasojë, presidenti i Serbisë nuk u paraqit në ngjarjet kryesore për të cilat kishte ardhur në SHBA.

Sipas këtyre mediave, Vuçiq është sëmurë në orët e para të pasdites me orën lokale. Në atë moment, në sallën me Vuçiq, duke u përgatitur për takimet, ishin ministri i Financave Sinisha Mali dhe këshilltarja për media e presidentit, Suzana Vasileviq.

Në momentin kur dyshohet se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, në orët e hershme të pasdites me orën lokale dhe në orët e vona të mbrëmjes me kohën e Evropës Qendrore, Vuçiq po përgatitej për takimet e radhës, dhe pas takimit me kongresistët Claudia Teni, Rod Blagojevich dhe sipërmarrësit serbë nga Amerika, ai shoqërohej nga ministri i Financave Sinisha Mali.

Mediat serbe kujtojnë se në mesin e takimeve të planifikuara për të cilat Vuçiq ishte në Amerikë, ishte edhe takimi i shkurtër i pritur me presidentin amerikan, Donald Trump.

Vizita e paralajmëruar e Vuçiqit në Moskë më 9 maj tashmë është vënë në pikëpyetje, ndonëse më parë ai tha se nuk do të hiqte dorë kurrë prej saj.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ai i vlerësoi protestat e studentëve në Serbi si “një pamje të trishtuar të një epoke të shkuar”, dhe më pas hodhi paralele me politikën amerikane dhe pranoi se si president ka më pak peshë se presidenti amerikan. Ai është ankuar edhe për Bashkimin Evropian, të cilin e fajëson se e ka kritikuar për faktin se do të shkojë në Moskë më 9 maj për Paradën e Fitores.

“Pyetja e tyre e vetme është se si të ndëshkojnë Serbinë dhe mua, dhe ata injorojnë krizat globale, të tilla si tensionet midis Indisë dhe Pakistanit ose mungesat e energjisë. Obsesioni i tyre është largimi im në Moskë,” tha ai.

Sapo ai njoftoi largimin për në Moskë, nga Brukseli erdhën mesazhe se në atë rast rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në BE do të vështirësohej.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për misione speciale, Richard Grenell, i uroi Vuçiq të gjitha të mirat dhe shprehu shpresën se gjithçka është në rregull, pas njoftimit se ai ishte sëmurë dhe se po e ndërpret vizitën në SHBA.

“I urojmë Aleksandar Vuçiqit gjithë të mirat. Shpresoj që çdo gjë të jetë mirë”, ka shkruar ai

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker