Vuçiq takohet me Lajçakun, flasin për situatën e serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar për takimin që sot ka pasur me emisarin sllovak, Miroslav Lajçak. Siç ka shkruar Vuçiq në “instagram”, në takim kanë folur për atë që Vuçiq e ka cilësuar si “situatë të padurueshme” të serbëve ne Kosovë.

Presidenti serb ka thënë se në takim kanë shqyrtuar mundësitë dhe temat për të vazhduar diskutimet në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të raporteve.

“Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri për çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, ka shkruar Vuçiq pas takimit.

Lajmet Vuçiq takohet me Lajçakun, flasin për situatën e serbëve në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>