Vuçiq sonte afër kufirit me Kosovën, u drejtohet barikaduesve

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të jetë sonte afër kufirit me Kosovën, në Rashkë, për të biseduar me serbët që t’i heqin barrikadat.

Siç ka raportuar mediumi i afërt me Vuçiqin, B92 serbët e kanë ftuar presidentin serb që t’u adresohet atyre rreth orës 08:00, për t’i shtruar edhe kërkesat e tyre.

Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se pas adresimit të përbashkët të BE-së e SHBA-së, do të kërkohet heqja e barrikadave.

“Po e shfrytëzoj mundësinë për të dhënë lajmin e mirë se kemi marrë garancitë më të forta ndonjëherë nga SHBA-ja dhe BE-ja kur bëhet fjalë për kërkesat e serbëve, kushtet e tyre që të tërhiqen nga barrikadat”, ka thënë sot Petkoviq.

Petkoviq e cilësoi si lajm të mirë ndryshimin e masës së sigurisë të Dejan Pantiqit, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

“Është një fitore e madhe, mbi të gjitha për popullin serb në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!