Vuçiq: SHBA do të vendosë sanksione ndaj industrisë serbe të naftës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të premten vonë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione “brenda pak ditësh” ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse.

“Sanksione do të vendosin edhe britanikët, por kjo do të thotë të gjithë. Ky është ndoshta një nga lajmet më të vështira”, tha Vuçiq të premten gjatë një paraqitje të ftuar në televizionin Informer.

Pronarja kryesore e kompanisë NIS është Gazprom Neft që zotëron 50 për qind të aksioneve, pastaj shteti i Serbisë me 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom ka 6.15 për qind të aksioneve.

Vuçiq tha se këto janë “mbase sanksionet më të rënda”.

“Duhet të presim aktin përfundimtar. Kemi bisedime me Rusinë. Të shohim nëse (pronësia) mund të ulet nën 50 për qind, në mënyrë që të blejmë një pjesë”, tha Vuçiq.

Gazprom Neft është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Rusi./rel


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker