Vuçiq pretendon se Kurti po “mashtron” dhe se ka një “plan” për referendumin në Veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka folur për media për organizimin e referendumit në Kosovë për shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë të komunave veriore.

Siç pretendon presidenti serb, çështja e referendumit “është një mashtrim tjetër i Kurtit”, por thotë se për këtë çështje dhe për “planin e Kurtit” do të flasë pas takimit që do ta mbajë më 15 mars me emisarin sllovak, Miroslav Lajçak.

“Referendumi për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i Albin Kurtit, për të do të flas në ditët në vijim. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen në Beograd  më 15 mars, dhe pas kësaj do të shpjegoj se çfarë planifikon Kurti”, ka thënë Vuçiq.

Lajmet Vuçiq pretendon se Kurti po “mashtron” dhe se ka një “plan” për referendumin në Veri >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>