Vuçiq pas takimit me djalin e Trump-it: Folëm për bashkëpunimin strategjik dhe projektet e viteve të ardhshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim Trump Junior, djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Vuçiqi tha se me Trump Junior folën rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara por edhe për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”.

“Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, shkroi Vuçi


Vuçiq e konfirmon se do të takohet me djalin e Trumpit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar takimin me Donald Trump Jr, djalin e presidentit amerikan Donald Trump, sot në Beograd.

Përmes një videoje në Instagram ku foli për disa tema, Vuçiq tha se do të takohet me Trump Jr për “pak minuta” dhe se me të do të flasë për ekonominë.

“Dhe për pak minuta do të pres Donald Trump Jr., do të flas për ekonominë, sfidat e reja, të mëdha, do të thosha, por edhe sukseset e Serbisë në të ardhmen. Dhe ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për vendin tonë”, tha ai.

Më herët, disa media në Serbi raportuan me burime për vizitën e Trump Jr në Beograd.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker