Vuçiq në takim me Sorensenin: Asociacioni, parakusht për fillimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot po qëndron në Beograd. Atje është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Ai e ka cilësuar takimn me Sorensenin si “të hapur dhe të drejtë”.
“E njoftova me problemet me të cilat ballafaqohet “populli ynë” në Kosovë. Shpreha shqetësimin e veçantë për pozitën e vështirë të serbëve në Kosovë për shkak të veprimeve të shumta të përshkallëzuara, të njëanshme dhe të dhunshme nga Prishtina. Theksova gjithashtu pengesat e vazhdueshme që po kryen Prishtina në procesin e dialogut dhe ritheksova se formimi i Asociacionit është parakusht për fillimin e normalizimit thelbësor të marrëdhënieve”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram.
“Theksova pritjen se BE-ja do të rrisë angazhimin e saj dhe do të mbajë një rol të paanshëm në këtë proces. Përsërita qëndrimin e Serbisë se vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet kompromisi mund të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ai.