Vuçiq: Në darkën e mbrëmshme me liderët në Shkup ishin katër shqiptarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për darkën e mbrëmshme në Shkup me liderët e rajonit ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të SHBA dhe BE-së.

Në darkë kanë marrë pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai Shqipërisë Edi Rama, kreu i BDI Ali Ahmeti dhe Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Artan Grubi.

Por, Vuçiq i ka veçuar shqiptarët në takim.

“Kemi pasur një takim me James O’Brien, përfaqësuesin amerikan që mbulon hapësirë shumë më të madhe se Ballkani Perëndimor, por është e rëndësishme që është i autorizuar edhe për ne. Më pas kemi pasur një darkë ku kanë qenë të gjithë, ka pasur përfaqësues të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti, gjithsej katër shqiptarë, nikoqirë ishte Kovaçevski dhe Pendarovski, ishin O’Brien dhe Kopman dhe ne. Ishte shumë e rëndësishme që biseduam me Kopmani dhe O’Brienin”, tha Vuçiq.

Lajmet Vuçiq: Në darkën e mbrëmshme me liderët në Shkup ishin katër shqiptarë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>