Vuçiq ndaj ekipit të Serbisë: Shkoni në Shqipëri për t’i mposhtur ata

Gjatë një tubimi elektoral të partisë së tij në qytetin e Nishit, presidenti serb Aleksandër Vuçiq foli edhe për ndeshjes e cila do të mbahet në qershor në mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Sipas mediumit serb të sportit sportklubn1info.rs thuhet se Vuçiq lidhur me ndeshjen e cila do të ndodh mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka thënë se duhet “mposhtur Shqipërinë”.
“E pashë pak më parë dhe tani e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojković Piksi , një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor ose korrik luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata”, ka thënë Vuçiq.
Ndryshe Shqipëria do të përballet me Serbinë në rrugën drejt Kampionatit Botëror 2026. Ndeshja e parë kualifikuese mes dy kombëtareve do të luhet më 7 qershor 2025 në Shqipëri, ndërsa ajo e kthimit më 11 tetor 2025. /21Media