Vuçiq: Kërkuan që ROSU ta sjell Pantiqin, por e bëri EULEX-i

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ishte kërkuar që njësitet speciale të Policisë së Kosovës ta transportonin Dejan Pantiqin nga paraburgimi, të cilit iu caktua masa e arrestit shtëpiak nga masa e paraburgimit.
Megjithatë, sipas tij, këtë gjë e ka bërë EULEX-i.
Ai ka thënë se Pantiq do të jetë shumë shpejtë në shtëpinë e tij, bashkë me familjen.
Këto deklarata Vuçiq i ka bërë gjatë një takimi me serbët në kazermën e Rashkës në orët e vona të kësaj mbrëmjeje.