Vuçiq iu premton serbëve të Kosovës: Kush lind më shumë se 4 fëmijë do të marrë “shpërblime të veçanta”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se pritet që nga 1 maji të fillojë pagesa prej 500 mijë dinarësh ndihmë për çiftet serbe që jetojnë në Kosovë e që do të lindin fëmijën e parë. Ai gjithashtu ka thënë se shteti serb do të japë 600 mijë dinarë për fëmijën e dytë, meqë sipas tij, serbët e Kosovës “duan të kenë më shumë fëmijë”.

“Njerëzit e Kosovës e dinë se sa e rëndësishme është të kujdesen për vatrën e tyre dhe duan të kenë më shumë fëmijë, por nëse ne i ndihmojmë që të marrin pajisje dhe rroba për foshnjat dhe gjithçka tjetër më lehtë, kjo është e rëndësishme për ne”, ka thënë Vuçiq, shkruan KosSev.

Vuçiq ka thënë se për ata që do të bëjnë fëmijët e tretë apo të katërt do të ketë edhe më shumë shpërblime, ndërkohë për ata prindër që do t’i bëjnë më shumë se katër fëmijë do të ketë “shpërblime të veçanta”.

Lajmet Vuçiq iu premton serbëve të Kosovës: Kush lind më shumë se 4 fëmijë do të marrë “shpërblime të veçanta” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>