Vuçiç flet për arrestimin e serbit që “spiunonte” te Shqipëria: Do godasin agjentët e huaj

Anëtarët e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA) thonë se kanë zbuluar dhe shkatërruar një tjetër rrjet spiunazhi në territorin e Serbisë.

Këtë e ka mësuar jozyrtarisht Tanjug nga strukturat e sigurisë.

Gjatë aksionit është arrestuar një shtetas serb me inicialet D. R., i dyshuar se është bërë spiun i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH në vitin 2022, me urdhër dhe detyra të të cilit ka vepruar. “Në vijimësi të hetimeve dhe mbledhjes së provave materiale pjesëtarët e BIA-s gjetën një aparat fotografik dhe një panel diellor që furnizonte kamerën, si dhe një kartë SD. Kamera është gjetur në afërsi të fshatit Karadak, afër Rashkës”, shkruan Tanjug.

Sipas Tanjug, thuhet se “ai vendosi kontakte edhe me strukturën e sigurisë që funksionon nën autoritetin e institucioneve të përkohshme të Prishtinës”.

Lexo edhe:

Mediat serbe: Arrestohet në Beograd spiuni që i shërbente Shqipërisë

Nuk ka vonuar as reagimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Agjencia për Sigurinë dhe Informacionit BIA do të vazhdojë të bëjë punën e saj dhe nuk ka dyshim se në territorin e Serbisë është rritur ndikimi dhe prania e agjencive të ndryshme të inteligjencës dhe të gjitha agjencive të tjera nga jashtë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç si reagim pas arrestimit në fjalë, vijon media serbe.

Më tej, ai ka shtuar se ka marrë një raport më të gjerë lidhur me rastin, se i takonte BIA-s, Agjencisë për Sigurinë dhe Informacionin të hetonte rastin.

“Spiuni” i arrestuar akuzohet se ka vendosur kontakte me Shërbimet e Inteligjencës në Kosovës dhe ishte i angazhuar për të mbledhur të dhëna relevante politike, të sigurisë dhe ekonomike për Serbinë, të cilat ishin në interes të shërbimit sekret në Shqipëri, informon agjencia e lajmeve serbe, Tanjug

Synimi i tij ishte të mblidhte sa më shumë materiale video për ‘shënjestrat’ dhe t’ia dorëzonte shërbimit inteligjent të Shqipërisë.

Sipas medias serbe, “spiuni” është takuar me përfaqësues të shërbimit inteligjent të Shqipërisë kryesisht në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, dhe disa herë në qytetet Pejë dhe Zhur.

Lajmet Vuçiç flet për arrestimin e serbit që “spiunonte” te Shqipëria: Do godasin agjentët e huaj >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>