Vritet në banesë Gentjan Bejtja, iu shpëtoi tre atentateve më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Larushkë të Fushë Krujës. Gentjan Bejtja është ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tij, si pasojë e një atentati me armë zjarri.

Rrethanat momentalisht nuk janë të qarta.

Dyshohet se atij u është bërë pritë dhe u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar“, tha policia e Krujës në një njoftim paraprak për ngjarjen.

42-vjeçari, person me precedentë të mëparshëm penalë, u kishte shpëtuar deri më tani 3 atentateve.

Më datë 4 korrik të vitit 2023 atij iu bë një atentat, jashtë ambienteve të banesës ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan L. Sino 29 vjeç dhe të plagosur Alvi G. Bejtja 13 vjeç dhe djali tjetër 10 vjeç.

Më 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.

Gentian Bejtja i shpëtoi po ashtu dhe një atentati me eksploziv të ndodhur në Shtator të vitit 2016 kur në mjetit e tij një sasi eksplozivi shpërtheu dhe e plagosi atë.

Për atentatin e ndodhur më datë 4 korrik të vitit 2023 policia dyshoi tek Valter Bami, ish-miku i viktimës për të cilin me gjithë kërkimet u ngrit vetëm akuza e mbajtjes pa leje. Ky i fundit, qëndroi në burg për 6 muaj dhe u la i lirë me arrest shtëpie më datë 18 janar 2024 .

Lajmet Vritet në banesë Gentjan Bejtja, iu shpëtoi tre atentateve më parë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>