Vriten dy të rinj në Tiranë

Dy të rinj janë vrarë në dy raste të ndara në Tiranë brenda 24 orëve.

Fillimisht një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli”. Policia ka njoftuar të martën për arrestimin e të dyshuarit.

“Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës ‘Fan Noli’, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit. Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim të Policisë.

Ndërsa gjatë mbrëmjes, një 28-vjeçar u vra me plumb në kokë dhe gjoks, sipas raportimeve në Tiranë. Raportohet se viktima është djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda Fran Prendi.

Sipas raportimeve, makina e dyshuar e autorëve është gjetur e djegur.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker