Vrau vëllain pas mosmarrëveshjes për disa bagëti, burri nga Rahoveci dënohet me mbi 21 vjet burg

Me 21 vjet e 6 muaj është dënuar J.G. i akuzuar për vrasjen e vëllait të tij në Rahovec pas një mosmarrëveshjeje rreth disa bagëtive.

Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Gjakovë i njëjti është dënuar për veprat “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I pandehuri J.G. akuzohet se më 12 qershor 2021 në fshatin Sopniq të Rahovecit, në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka privuar nga jeta vëllain e tij H.G. 65-vjeçar”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu gjykata thotë se ka vënë në rrezik edhe dy djemtë e viktimës.

Mosmarrëveshja ka filluar kur viktima ka shkuar në oborrin e J.G. për t’ia dërguar bagëtinë.

Pas mosmarrëveshjes, J.G. e ka nxjerrë revolen nga xhepi dhe ka shtie disa herë në drejtim të ndjerit i cili ishte në ikje e sipër.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!