Vrasja në Fier/ Si nisi sherri për thikën, vijoi edhe në rrjetet sociale, viktima shkoi të sqarohej

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e ndodhur ditën e djeshme në Fier, ku humbi jetën 19-vjeçari Grei Bihuci.

19-vjeçari u godit me thikë nga dy kushërinjtë, Florian Muka dhe Klajdi Muka.

Zanafilla e sherrit ka qenë një thikë që autori Muka ua kishte dhënë shokëve të viktimës dy muaj më parë. I riu nuk e kishte marrë kurrë mjetin e ftohtë pas megjithëse kishte kërkuar që t’i kthehej.

Pas një sherri, Florjan Muka arriti më në fund ta merrte nga ata.

Kjo përplasje mes të rinjve është pasuar nga një tjetër sherr në rrjetet sociale, i cili ka degraduar deri në komente fyese. Të rinjtë u takuan ditën e djeshme në Fier për t’u sqaruar dhe mbyllur debatin, megjithatë situata ka përshkallëzuar në përleshje fizike ku është përdorur edhe thika.

Nga përleshja ka mbetur i plagosur Grei Bihuci së bashku me 20-vjeçarin Olti Serjanaj, i cili ndërhyri për ta shpëtuar. Bihuci nuk mundi t’iu mbijetonte dot plagëve të rënda duke humbur jetën në spitalin e Fierit, ndërsa Olti Serjanaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e Florjan Mukës dhe të Klajdi Mukës, 17 vjeç, i cili e shoqëroi në konfliktin e djeshëm.

Lajmet Vrasja në Fier/ Si nisi sherri për thikën, vijoi edhe në rrjetet sociale, viktima shkoi të sqarohej >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>