Vrasja në Dhërmi, arrestohet në Greqi autori i dyshuar/ EMRI

Gerald Shehu, autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Dhërmi, ku viktimë ka mbetur Eraldo Nevruzi, është arrestuar në Greqi. Mësohet se Shehu është kapur në një prej aeroporteve në shtetin grek, duke tentuar të largohej.

Më herët Policia e Shtetit njoftoi se ishte në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për kapjen e Shehut, i cili kishte hyrë në territorin e Greqisë nga pika e kalimit kufitar e Qafë Botës.

Shehu me origjinë nga Tepelena ishte me banim në Greqi. Sipas raportimeve, Shehu është dhëndri i pronares së hotel “Greccia” në Dhërmi, ku Eraldo Nevruzi ishte angazhuar si recepsionist.

Nga raportimet dyshohet se 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, kishte shkuar aty për të punuar gjatë sezonit veror.

Policia në njoftimet e saj ka deklaruar se nuk ka gjetur ende trupin e Nevruzit, por dyshon se ai është qëlluar me armë zjarri nga Shehu.

Ka dyshime se Shehu dhe Nevruzi kanë njohje të mëparshme pasi kishin jetuar në Angli, si dhe kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin.

Çfarë ka raportuar Policia për ngjarjen

Në një njoftim paraprak, Policia bëri të ditur se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

“Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njoftonte Policia.

Më pas, Policia njoftoi se në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

“Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit”, shprehet Policia.

Lajmet Vrasja në Dhërmi, arrestohet në Greqi autori i dyshuar/ EMRI >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>