Vrasja me thikë në Durrës, për vendin e parkimit – autori dhe viktima dikur shokë burgu

47-vjeçari Halil Koka u vra me thikë nga fqinji i tij në lagjen nr. 4 të Durrësit, pranë shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Autori është identifikuar Ilir Koçilja 35-vjeç, është arrestuar nga policia.

Banorët e zonës kanë deklaruar për policinë se autori është person problematik, i denoncuar më parë për kanosje. Po sipas tyre, 35-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe dy here ka qenë i shtruar në Psikiatrinë e Elbasanit.

Policia ka marrë në pyetje familjaret e Kokës, të cilët ka deklaruar se Ilir Koçilja u kishte një shumë parash borxh.

Dyshimi i policisë deri me tani është se viktima mund t’i ketë kërkuar borxhin ndaj kanë përfunduar në përplasje fizike.

Po të njëjtat burime thanë se ata kanë debatuar dhe për një vend parkimi para pallatit.

Sherri mes fqinjve nisi në hyrje të pallatit, ku 35-vjeçari Koçija sulmoi me thikë Halil Kokën.

I plagosuri kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit, por u rrëzua në tokë.

Ambulanca mbërriti në kohë por pa mundur të shpëtojë 47-vjeçarin, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Gjithashtu mësohet se viktima Halil Koka dhe autori Liri Koçilja kanë qenë dikur të arrestuar për armëmbajtje pa lejë dhe për lëndë narkotike. Të njëjtat burime bëjnë me dije se dikur kanë qenë shokë qelie.

Autori është arrestuar pas disa orësh nga policia.

Lexo edhe:

Sherr me thika në Durrës, humb jetën një person

Lajmet Vrasja me thikë në Durrës, për vendin e parkimit – autori dhe viktima dikur shokë burgu >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>