Vrasja me snajper në Vlorë, 23-vjeçari po pinte cigare në ballkon kur u qëllua, në lagje ishin fikur dritat

Një atentat mafioz tronditi Vlorën mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, teksa Gëzim Sinomati po qëndronte ballkonin e banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri”. Në rrethana ende të paqarta për policinë që po kreh zonën që prej mbrëmjes së djeshme, autorë të paidentifikuar qëlluan me snajper në drejtim të 23-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se lagjja “Hajro Çakërri”, në momentin që ndodhi atentati ka qenë pa drita, por nuk dihet nëse është rastësi apo e planifikuar. Energjia elektrike është rikthyer pas 10 minutash por lidhur me shkëputjen priten të merren në pyetje autoritetet përkatëse.

14 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia e Vlorës, mes tyre banorë të zonës apo persona që ishin në barin e lagjes, që mund të keni dijeni për ngjarjen, apo të kenë parë persona të dyshimtë.

Si ndodhi ngjarja

I kthyer pak ditë më parë nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri pranë familjes, 23-vjeçari u qëllua me snajper nga persona ende të paidentifikuar, duke ndërruar jetë në vend. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, ndihmuar edhe nga errësira, dhe dogjën automjetin tip “BMW” me të cilin dyshohet se kryen krimin. Automjeti u gjet nga policia duke u djegur në lagjen “24 Maji”.

Emri i tij, veçanërisht mbiemri është i njohur për drejtësinë. Para disa kohësh i është vendosur dhe tritol në afërsi te banesës së tij.

23-vjeçari Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i cili njihet me nofkën “buzëderri”. Ai u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017, pasi kishte marrë leje në burgun e Peqinit dhe nuk u kthye më.

Shpallja e tij në kërkim me kartele jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017. Menjëherë, sapo doli nga burgu, ai mori të vëllain Bernardin dhe djalin adoleshent asokohe dhe u largua nga Shqipëria. Dyshohet se u vendosën në Belgjikë. Në vitin kur ai u arratis, Sokol Sinomati vazhdonte të vuante dënimin për vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të gjykatës së Vlorës ka ndodhur në qershor të vitit 2002.

Por ai njihet gjithashtu si ushtar i grupit të Gaxhait tregojnë kartelat e policisë Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani (Cipuri) pavarësisht se u gjetën fajtorë nga shkalla e parë e krimeve të rënda për pjesëmarrje në bandën e armatosur të Gazmir Brakës (Gaxhai), Gjykata e Lartë në vendimin Nr.48 i shpalli fajtorë vetëm për vjedhje me dhunë.

Kjo mund të jetë pista e parë për vrasjen e djeshme në Vlorë, por do të jenë hetimet që mund të nxjerrin në dritë të tjera pista.

Lajmet Vrasja me snajper në Vlorë, 23-vjeçari po pinte cigare në ballkon kur u qëllua, në lagje ishin fikur dritat >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>