Vrasja e Liridonës: Murseli e përfundon dëshminë, mohon se kishte probleme në martesë

I dyshuari për porositjen e vrasjes së gruas së tij, Naim Murseli, sot e ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Avokatja e të dyshuarit Murseli, Teuta Zhinipotoku, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e gruas së tij e ka mohuar në tërësi versionin e dhënë gjatë intervistimit në polici.

“Deklarata e tij ka qenë e dhënë në detaje në shpjegimin e ngjarjes, dhe e ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat të cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshortëve lidhur me besnikërinë e tyre i pandehuri në tërësi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtutjeshme”, ka thënë ajo, njofton Klan Kosova.

Naim Murseli dyshohet se e ka porositur vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt, e cila u vra më 29 nëntor në një lagje të Prishtinës.

Në lidhje me rastin janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Liridonës.

Fillimisht, Liridona Ademaj ishte varrosur në fshatin e Naim Murselit, në Cërmjan, ndërsa me aprovimin e prokurorisë, familjarët e kanë rivarrosur atë në fshatin e saj të lindjes, Rracaj.

Lajmet Vrasja e Liridonës: Murseli e përfundon dëshminë, mohon se kishte probleme në martesë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>