Vrasja e efektivit, drejtori i Policisë së Fierit thirrje autorit: Vetëdorëzohu! Në të kundërt…

Drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika i ka bërë thirrje autorit të krimit në Fier, që të vetëdorëzohet, pasi zbatimi i ligjit tha ai do të jetë mjaft i ashpër.

Në një komunikim për mediat, pas vrasjes së policit Novruz Cenlia, drejtori i policisë tregoi detajet e krimit.

Sipas tij, fillimisht është raportuar për të shtëna me armë dhe një plagosje, por më pas u vërtetua se bëhej fjalë për vrasjen e efektivit.

“I bëj thirrje familjarëve që autori të vetëdorëzohet pa pasoja, pasi zbatimi i ligjit do të jetë mjaft i ashpër”, tha drejtori i policisë Fier.

Sipas tij, pista kryesore është për motive të çastit, ndërsa theksoi gjithashtu se është gjetur edhe makina e autorit të krimit, shtetasit  Asllan alias Azgan Mernica.

Lajmet Vrasja e efektivit, drejtori i Policisë së Fierit thirrje autorit: Vetëdorëzohu! Në të kundërt… >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>