Vrasja e adoleshentit në Shqipëri, autori del sot para Gjykatës për masën e sigurisë

Ditën e sotme (22 nëntor) në orën 09:30 të mëngjesit është caktuar seanca gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.

Ngjarja ndodhi ditën e hënë në afërsi të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, ku pas një sherri mes adoleshentësh, mbeti i vrarë Martin Cani.

Si autor i dyshuar i ngjarjes u arrestua Mario Perlleshaj, i cili disa orë pas ngjarjes publikoi në rrjetet sociale foto i gjakosur dhe me thikë në dorë.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës rikualifikoi akuzën ndaj 15-vjeçarit, Përlleshaj.

Prokurorja Alma Felaj ashpërsoi akuzën në “vrasje në rrethana cilësuese”.

Policia e kishte referuar ngjarjen për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve te ftohta”. /vizionplus.tv


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker