Vrasja e 3 ushtarëve amerikanë në Jordani, Rama letër ngushëllimi Biden: Shqipëria qendron krah SHBA-së

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër ngushëllimi Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, pas vrasjes së 3 ushtarëve nga një sulm me dron në Jordani.

Në letrën e bërë publike në rrjetin social X, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria qëndron krah SHBA në këtë kohë të vështirë me solidaritet dhe vendosmëri.

Në emër të popullit shqiptar pranoni ngushëllimet tona për Sgt. William Rivers, Kennedy Sanders dhe Breonna Moffett, tre shpirtra të guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Në këto momente të vështira, duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Si aleate, Shqipëria qëndron përkrah SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri“, shkruan kryeministri Edi Rama në letrën e tij drejtuar presidentit Joe Biden.

Lajmet Vrasja e 3 ushtarëve amerikanë në Jordani, Rama letër ngushëllimi Biden: Shqipëria qendron krah SHBA-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>