Votimi për largimin e kryetarëve në Veri, procesi do të kushtojë mbi 230 mijë €

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar buxhetin për organizmin e procesit të votimit që do të mbahet më 21 prill për largimin e kryetarëve të komunave veriore.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, u bë e ditur se buxheti i planifikuar është 233 mijë e 204 euro.

“Në këtë mbledhje KQZ shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën: 233,204 Euro”, tha Valmir Elezi për teve1.

Po ashtu, Elezi njoftoi se në mbledhjen e sotme, KQZ mori vendim për shkurtimin e kohëzgjatjes së afateve dhe miratoi Planin e Aktiviteteve për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

“Sipas vendimit të KQZ-së, aktivitetet kryesore për organizimin e këtij procesi, i referohen afatit prej 44 ditësh dhe janë si në vijim: 1. Fushata për ose kundër largimit të kryetarëve të komunave fillon më 19 prill dhe përfundon në orën 07:00 më 21 prill 2024; 2. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve të OJQ-ve vendore, ndërkombëtare dhe mediave fillon më 01 prill dhe përfundon më 15 prill 2024; 3. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike fillon më 1 prill dhe përfundon më 15 prill 2024; 4. Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve bëhet më 17 mars 2024; 5. Emërimi i Këshillave të Vendvotimit fillon më 10 prill dhe përfundon më 11 prill 2024; 6. Publikimi i listës së qendrave të votimit bëhet jo më vonë se 16 mars 2024; 7. Periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës fillon më 18 mars dhe përfundon më 3 prill 2024; 8. Afati për kundërshtimin dhe konfirmimin e listës së votuesve fillon më 18 mars dhe përfundon më 5 prill 2024; 9. Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 29 mars dhe përfundon më 3 prill 2024; 10. Certifikimi i Listës Votuese bëhet jo më vonë se 9 prill 2024; 11. Periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës fillon më 12 prill dhe përfundon më 20 prill 2024; 12. Aplikimi për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta dhe në institucione fillon 10 prill dhe përfundon më 18 prill 2024”, shtoi ai.

Lajmet Votimi për largimin e kryetarëve në Veri, procesi do të kushtojë mbi 230 mijë € >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>