‘Votimi i fshehtë’, Murati i reagon Abdixhikut: Çfarë katandisje e partisë që dikur udhëhiqej nga Rugova

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka kritikuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ditën e enjte ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese vendos që votimi i fshehtë është i lejuar, deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në proces për ta shprehur kundërshtimin e tyre hapur.

Abdixhiku ka pohuar se “deputetët do të dalin, do të marrin letrën aty të tavolinat ku bëhet ai komisioni, do ta plotësojnë kundër, do ta tregojnë te kamera lartë dhe do ta vendosin në kuti të votimit – 20 vota kundër. S’ndryshon asgjë…”.

Murati derisa ka shpërndarë deklaratën e Abdixhikut ka shkruar se “Çfarë katandisje e partisë që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova! Nga parti shtet-formuese në parti votë-fotografuese”.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker