Votimi i 21 prillit / Sot përfundon afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve

Sot përfundon afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të kryetarëve aktualë, OJQ-ve vendore/ndërkombëtare dhe mediave.

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike të kryeartëve aktual (Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se sot, më 15 prill 2024 përfundon afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.”

Ai tha se vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këtë proces votimi.

Lajmet Votimi i 21 prillit / Sot përfundon afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>